Lajme

CNN: Avantazh rekord i Bidenit ndaj Trumpit

Sipas një sondazhi të lëshuar nga ABC News dhe Washington Post të dielën, Biden ka mbështetjen e 55 për qind dhe Trump 43 për qind të të anketuarve.

Megjithëse të gjitha sondazhet në SHBA tregojnë se kandidati demokrat presidencial, Joe Biden, është dominant ndaj rivalit të tij, presidentit të tanishëm Donald Trump, zgjedhjet ende nuk kanë ardhur dhe Trump ka ende një shans të mirë për të fituar, njoftoi CNN, përcjell Albinfo.ch.

Analiza e kërkimit parazgjedhor tregoi se Biden, në këtë moment, është në një pozitë më të mirë se çdo kandidat që nga viti 1936, kur filluan kërkimet e bazuara në një metodologji të re shkencore të hulumtimit të opinionit publik.

Ky është tashmë sondazhi i tretë kombëtar, në të cilin Biden jo vetëm që ka më shumë se 10 për qind mbështetje se sa  Trump, por gjithashtu ka më shumë se 50 për qind të votuesve në krah për herë të tretë.