Shkurt.ch

Çmimi “Solar 2011” për 4 ministret zvicerane

Këtë çmim ato e kanë merituar me angazhimin e tyre të fuqishëm për braktisjen e planifikuar të energjisë nukleare nga Zvicra

Katër këshilltaret (ministret) në Qeverinë Federale të Zvicrës: Micheline Calmy-Rey (njëherësh presidente e vendit), Doris Leuthard, Simonetta Sommaruga dhe Eveline Widmer-Schlumpf janë fituese të çmimit evropian “Solarpreis 2011”.

Këtë çmim ato e kanë merituar me angazhimin e tyre të fuqishëm për braktisjen e planifikuar të energjisë nukleare nga Zvicra.

Është rast unik në Evropë që një qeveri e një vendi, pas katastrofës bërthamore në Fukushima “të japë një sinjal kaq të qartë për një ndryshim të rrjedhës në fushë të energjisë”, ka theksuar me rastin e vendimit për ndarjen e çmimit udhëheqësi i Agjencisë Solare të Zvicrës, Gallus Cadonau.

Në solemnitetin përkatës, krahas katër ministreve do të shpërblehen edhe 14 veta me po këtë çmim ndërsa dy të tjerë me çmimin Norman Foster Solar”.