Feja
Çmime ekstravagante për pelegrinazhin drejt Mekës
Muajin e kaluar, albinfo.ch mbuloi udhëtimin e qindra besimtarëve shqiptare që niseshin nga Zvicra për të kryer ritualin e pelegrinazhit drejt Mekës.
Sot, e përditshmja « Le matin » i përkushtoi dy faqe të tëra çështjes së financimit të këtij udhëtimi. Shkrimi paraqet pakënaqësinë e myslimaneve të Zvicrës të cilët denoncojnë biznesin e zhvilluar rreth pelegrinazhit në Mekë. Flitet për çmime ekstravagante dhe për pazare të frytshme të bëra mbi lëshimin e vizave për Arabin saudite. Dëshmitarët tregojnë për mangësi të agjencive, ato nuk mbajnë premtimet për shërbimet që ofrojnë, si dhe shesin viza me çmime marramendëse.
Sipas gazetarit, agjencitë përfitojnë nga sistemi i kuotave të praktikuar viteve e fundit nga Arabia saudite e cila synon kufizimin dhe rregullimin e fluksit të pelegrinëve në Mekë. Ky kufizim bënë që agjencitë zhvillojnë sisteme të ndryshme për të gjetur viza në shesh që pastaj i shesin me çmime shumë të larta. Gazetari shkruan së ndodh që negociatat të arrijnë deri CH 2700.-.
Shkrimi vënë në pah një sistem të errët me përfitime të mëdha të mundësuar nga vet fakti se besimtarët janë të detyruar të kalojnë përmes agjencive përkatëse për të fituar vizën në fjalë.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar agjencisë Manasik në Gjenevë, e cila ka lënë me dhjetëra klientë francezë në baltë. Kjo agjenci, thekson gazetari, është e mbytur në ankesa dhe qëndron në listën e zezë të Arabisë saudite.
Atëherë, Renaud Malik, shtron pyetjen mos vallë nuk është koha që autoritet zvicerane të shqyrtojnë këtë për ndërprerjen e këtij biznesi.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor