Lajme
Çka zbulon studimi i ri për koronavirusin
Distanca prej dy metrash që po mbajnë njerëzit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit mund të mos jetë e mjaftueshme
Një studim i ri i realizuar nga Instituti prestigjoz i Teknologjisë në Massachusetts, MIT, doli në përfundimin se stërkalat që dalin me kollën dhe teshtimën, në temperatura të lagështa dhe të ngrohta, mund të udhëtojnë me shpejtësi që mbërrijnë 10-30 metra për sekondë dhe mund të krijojnë një re me përmasa shtatë deri në tetë metra.
Studiuesit gjithashtu paralajmëruan se stërkalat mund të qëndrojnë pezull në ajër për orë të tëra, duke ndjekur lëvizjen e ajrit që shkaktojnë sistemet e ftohjes dhe ngrohjes, transmeton TCH.
Pjesëza të virusit janë gjetur në sistemet e ventilimit të dhomave të pacientëve me koronavirus dhe ekipi i studiuesve të MIT beson se këto pjesëza kanë dalë jashtë në formën e reve, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarisht, deri tani, njerëzit janë këshilluar të ruajnë një distancë prej 1.5 m deri në 2 metra nga të tjerët, kur janë duke pritur në radhë.
Për të shmangur përhapjen e virusit, sidomos në supermarketet që vazhdojnë të jenë mjaft të frekuentuara, këshillohet përveç distancës, edhe që të bëhet pazar vetëm e jo në grup, të kufizohemi tek artikujt më të nevojshëm dhe sa më shumë që të jetë e mundur, të përdoren blerjet online.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor