Kosova

Çitaku: T’i kërkojmë Izraelit ndihmë për vaksina, në vend se të debatojmë për ambasadën

Në në postim në rrjetet sociale, ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas debateve të fundit në vend rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Izrael, transmeton albinfo.ch.

Çitaku është shprehur se Kosova duhet të mobilizohet dhe të kërkojë ndihmën e Izraelit për vaksina, e jo të diskutojë për lokacionin e ambasadës.

“Këshillë miqësore: mbylleni këtë temë. Kacafytjet publike mes bartësve të institucioneve tona rreth kësaj teme janë shumë të rrezikshme. Diplomacia kërkon diskrecion. Në vend se të debatojmë lokacionin e Ambasadës në Izrael, ndoshta më e udhës do të ishte të mobilizohemi dhe të kërkojmë ndihmën e Izraelit për vaksina”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.