Futboll

Cilët janë tre yjet e mëdhenj që do të luftojnë për “më të mirin” nga FIFA

Karim Benzema, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi janë shpallur si tre finalistët për çmimin e ‘Lojtarit më të mirë të FIFA-s 2022’.

Ky çmim dhurohet për lojtarët më të spikatur nga periudha 8 gusht 2021 deri më 18 dhjetor 2022.

Fituesi i çmimi do të zbulohet në një ceremoni në Paris, më 27 shkurt 2023.

Në total ishin 14 lojtarë që u nominuan fillimisht për çmimin “Lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj”, të zgjedhur nga një panel ekspertësh.

Nga kjo listë e ngushtë, tre finalistët janë përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: trajnerët e ekipeve kombëtare të meshkujve, kapitenët e ekipeve kombëtare të meshkujve, gazetarët e futbollit dhe tifozët që votuan në faqen zyrtare të FIFA-s.