Shkurt.ch
Christoph Blocher para hetimit penal
Ish Këshilltarit federal i kontrollohet shtëpia dhe kundër tij hapet një procedurë penale për dhunim të sekretit bankar
Shtëpia e Christoph Blocher është kontrolluar sot në kuadër të aferës Hildebrand. Më konkretisht, të martën, Prokuroria publike e Cyrihut ka urdhëruar një kontrollim në shtëpinë dhe në njërënm ndër selitë e firmave të këshilltarit nacional aktual të SVP-UDC, Christophe Blocher, i dyshuar për dhunim të sekretit bankar.
Procedura e hapur të hënën duhet të përcaktojë nëse Christoph Blocher ka marrë pjesë në formë të dënueshme penalisht, në rastin e trasmetimit të të dhënave bankare dhe të besueshme nga një informaticient i bankës private Sarasin, njofton një komunikatë e Prokurorisë publike, pa dhënë detaje tjera për arsye të prezumimit të pafajësisë.
Prokuroria publike është duke hetuar që nga fillimi i muajit janar mbi çështjen Hildebrand. Ndër personat tjerë që janë nën shënjestër janë avokati si dhe deputeti i SVP-UDC Hermann Lei, kolegu i tij nga Cyrihu, Claudio Schmid si dhe informaticienti i bankës Sarasin.
SVP-UDC, ose partia e Christoph Blocher është distancuar nga kjo aferë. Guy Parmelin, nënkryetar i SVP-UDC ka thënë për Radio Televizionin Zviceran se « SVP-UDC nuk është e involvuar » dhe se kjo është çështje mes drejtësisë dhe Christoph Blocher.
Kuptohet po ashtu nga Kuvendi Federal se askush nga deputetët nuk ka kërkuar imunitet parlamentar. Imuniteti aktivizohet vetëm nëse ndodh ndonjë thyerje ligjore që ndërlidhet drejtëpërdrejtë me aktivitetet parlamentare. Një deputet-e mund të ndiqet vetëm me autorizimin e dy komisioneve kompetente të dy dhomave parlamentare.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës