Shkurt.ch

“Cheettah”, roboti vrapues më i shpejtë në botë

Për një orë në një shirit lëvizës "Cheetah" ka vrapuar rreth 29 km në orë, që është rekord në mesin e robotëve

Gepardi njihet si kafsha tokësore që vrapon më së shpejti. Ushtria amerikane ka zhvilluar një robot me emrin “Cheetah” që vrapon afërisht sa gepardi. Për një orë në një shirit lëvizës “Cheetah” ka vrapuar rreth 29 km në orë, që është rekord në mesin e robotëve.

Deri më tash rekordi ishte 21 km në orë dhe ishte vendosur në vitin e largët 1989.

“Cheetah” është konstruktuar në kuadrin e programit për mobilitet dhe drejtim maksimal (M3) dhe është prodhuar nga firma amerikane Boston Dynamics.

Këta robotë vrapues shfrytëzohen për qëllime ushtarake , si për shembull bartjen e pajisjeve. Ata po ashtu mund të përdoren edhe për heqjen e mjeteve të rrezikshme luftarake, duke kursyer kështu jetën e njeriut.