Futboll
Çfarë ndodhi gjatë festimeve ‘kaotike’ në Argjentinë?
Argjentina mund të jetë duke u zgjuar nga “hangover-i” i saj më i madh ndonjëherë. Nuk mund të mohohet se Argjentina dëshironte dëshpërimisht ta kthente trofeun e Kupës së Botës në shtëpi. Forca e ndjenjës pas çdo ndeshjeje gjatë turneut ishte dëshmi e kësaj, përkushtimi i tifozëve për të festuar çdo gol të shënuar.
Krenaria e argjentinasve është shumështresore. Po, është fitorja e tyre e tretë në Kupën e Botës dhe kjo është një arritje më vete, por ishte më personale se kaq. Te Lionel Messi ata kanë një yll futbolli që tani rivalizon Diego Maradonën e tyre, të cilësuar si “Zoti”, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
E natyrshëm lind pyetja: Si do të guxonte të mos e merrte në shtëpi të vetmin trofe që i mungonte Leo Messi?
Por, ky është një vend që gjithashtu kishte nevojë për ngritjen – një shans për të ëndërruar, për të buzëqeshur, për t’u argëtuar. Argjentina është përballur me një krizë ekonomike të pafundme dhe me inflacionin në rritje, situatë që çdo ditë bëhet edhe më e vështirë.
Dhe pikërisht, referuar situatës në fjalë, turneu (Katar 2022) ishte një shans për t’u “fikur” dhe për të harruar këtë situatë, të paktën për një ditë të vetme, ku në qendër të gjithçkaje ishte kombëtarja.
Festimet e së dielës ishin të jashtëzakonshme – një festë spontane në qendër të Buenos Aires, aty ku ishin mbledhur rreth pesë milionë njerëz në rrugët e kryeqytetit.
Argjentinasit gjithmonë ngacmohen se pretendojnë se janë më evropianë se homologët e tyre të Amerikës së Jugut. Por kjo fitore ndaj Francës i bëri ata thellësisht krenarë që ishin amerikano-jugorë.
Dhe, si të gjitha festat e mira, ato zakonisht përfundojnë në kaos – tifozët tepër të emocionuar që kërcejnë në autobusin e ekipit, gjë që shkaktoi jo pak kaos, teksa lojtarët u detyruan të “arratisen” nga aty me helikopterë, për t’i shpëtuar turmës së “dehur” nga lumturia, por që edhe mund t’u kushtonte jetën idhujve të tyre.
Megjithatë, pas disa ditëve të zhurmshme, gjithçka në këtë vend i është kthyer normalitetet dhe “halleve” të vjetra.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës