Kosova
Çfarë i premton PDK diasporës?
PDK premton krijimin e Ministrisë së Mërgatës, synon votat e diasporës, themelon 100 nënshtabe zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2025
Në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës ka rritur përpjekjet për të angazhuar diasporën, duke konsoliduar një mbështetje të fortë ndër shqiptarët jashtë vendit. Ky përkushtim vjen ndërkohë që PDK për herë të dytë do të marrë pjesë në zgjedhje pa dy figurat kryesore historike, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët kanë udhëhequr partinë në dekadat e fundit.
Në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, PDK-ja siguroi 19 ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke u renditur si partia e dytë më e madhe. Në rezultatin e saj final përfshihen edhe 5,032 vota nga diaspora. Elmi Reçica, koordinator i PDK-së për diasporën, ka theksuar rëndësinë e mobilizimit të votuesve jashtë vendit dhe ka njoftuar se, përmes Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, janë krijuar 10 shtabe zgjedhore dhe mbi 100 nënshtabe në mbarë Europën dhe botën, për të arritur sa më shumë shqiptarë që jetojnë jashtë Kosovës.
PDK e sheh diasporën si një forcë të rëndësishme jo vetëm për mbështetje politike, por edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Përfaqësuesit e partisë nënvizojnë rolin që luan diaspora në rritjen e mirëqenies përmes punës, arsimimit dhe zhvillimit të bizneseve në vendet ku veprojnë, por gjithashtu duke kontribuar në zhvillimin e Kosovës. Në këtë drejtim, PDK promovon një model migracioni që nxit qarkullimin e mërgatës, në vend të qëndrimit të përhershëm jashtë vendit, duke inkurajuar investime të diasporës në ekonominë e Kosovës.
Kryetarët e degëve në diasporë, në Këshillin Drejtues të partisë
Një prej qëllimeve kryesore të PDK-së, thotë Reçica, është përfshirja e plotë e diasporës në procesin politik të Kosovës. Ai thotë se PDK ka propozuar krijimin e një Ministrie të dedikuar për Mërgatën, duke e parë këtë si një hap të domosdoshëm për t’i dhënë më shumë hapësirë dhe mbështetje diasporës në vendimmarrje. Gjithashtu, për të siguruar një përfaqësim të denjë, partia ka përfshirë kryetarët e degëve të saj në diasporë në Këshillin Drejtues të partisë, dhe ka planifikuar përfshirjen e një përfaqësuesi të diasporës në listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Për partinë e dytë për nga votat në parlament, PDK-në, diaspora duhet të shërbejë si një urë lidhëse për rrjetëzimin e bizneseve dhe për krijimin e vendeve të reja të punës, e jo si një vend ku marrim remitenca. PDK thotë se ka krijuar një vizion të qartë për fuqizimin e kësaj marrëdhënieje të ndërsjellë. Dhe kjo sipas koordinatori të PDK-së për diasporën, lidhet me remitencat të cilat çdo vit shënojnë rritje; partia aspiron që këto të ardhura të kthehen në investime strategjike për zhvillimin ekonomik të Kosovës.“Në vitin 2020, kishte 980 milion euro; në vitin 2021, kishte 1.15 miliard euro; në vitin 2022, kishte 1.22 miliard euro; në vitin 2023 kishte 1.33 miliard euro. Në këtë vit, deri në muajin gusht, kemi 890.6 milion euro. Arsyeja e rritjes së remitencave është keqqeverisja e Kosovës, moszhvillimi ekonomik, pagat e ulëta, inflacioni i madh, etj. Ne si parti synojmë që remitencat e tilla të bëhen pjesë e zhvillimit ekonomik dhe në investime strategjike duke eliminuar sa më shumë nevojën për asistencë në mbajtjen e familjeve,” shtoi Reçica.
PDK, e kënaqur me mundësinë e votimit të diasporës në përfaqësitë diplomatike
Edhe PDK-ja është shprehur e lumtur me ndryshimet në ligj që për herë të parë i mundësojnë mërgatës që të votojnë një ditë para në vendet e tyre ku jetojnë, për çka theksojnë se është kontribut jo vetëm i tyre, por i të gjitha forcave në parlament. Megjithatë, përfaqësuesit e PDK-së kanë shprehur shqetësim për ndërhyrjet e mundshme nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke ngritur dyshime për organizime të diskutueshme që po zhvillohen në hapësira private.
Në përfundim, përmes mobilizimit të strukturave të saj në diasporë dhe përfshirjes aktive të kësaj force në vendimmarrje, PDK shfaq optimizëm për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme dhe për një të ardhme të ndërtuar bashkë me diasporën, si pjesë thelbësore e zhvillimit dhe prosperitetit të Kosovës.
“Me vizion të qartë për fuqizimin e diasporës”
Për partinë e dytë për nga votat në parlament, PDK-në, diaspora duhet të shërbejë si një urë lidhëse për rrjetëzimin e bizneseve dhe për krijimin e vendeve të reja të punës, e jo si një vend ku marrim remitenca. PDK thotë se ka krijuar një vizion të qartë për fuqizimin e kësaj marrëdhënieje të ndërsjellë.
E-Diaspora
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues Janë bërë mbi 30 mijë aplikime, ndërsa 1,990 janë refuzuar...
-
Albin Kurti dhe Diaspora: Në mes të premtimeve dhe realizimit
-
Hyra Morina Sylkaj, shqiptarja e parë shofere e autobusit në Vjenë
-
11 kompani nga Diaspora në Konventën e 7-të të industrisë së drurit në Kosovë
-
Caritasi Zviceran përfundon me sukses projektin Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë (MARDI)
Jeta në Zvicër
-
Rënia e normës së hipotekave në Zvicër parashikon një lajm të mirë për blerësit Hipotekat ishin bërë më të shtrenjta në Zvicër pasi normat e inflacionit u rritën pas pushtimit...
-
Rritja e çmimeve zvogëlon kërkesën në tregun zviceran të banesave
-
Aargau është kantoni zviceran me “lirinë” më të madhe
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pritet të ulë më tej normat e interesit
-
Karin Keller-Sutter, zyrtarisht presidente e Zvicrës për vitin 2025