Tematike
Çfarë duhet të dini nëse hyni në Zvicër nga një rajon kufitar me rrezik
Disa përgjigje për pyetjet më të rëndësishme që mund të bëhen rreth vendimit qeveritar sa i përket hyrjes në Zvicër nga rajonet kufitare të vendeve fqinje
Siç është njoftuar tashmë, Qeveria Federale ka lëshuar rregullore të veçanta lidhur me hyrjen në Zvicër nga vendet fqinje. Në vazhdim, disa përgjigje për pyetjet më të rëndësishme që mund të bëhen rreth vendimit qeveritar.
Lista federale e karantinës, e cila hyn në fuqi më 14 shtator, përfshin nëntë rajone në Francën kontinentale ndërsa në Austri, vetëm landin (Republikën) e Vjenës, shkruan 20minuten.ch. Sa i përket Francës, këtu hyjnë gjithashtu edhe tetë territore franceze që janë jashtë trungut shtetëror, gjegjësisht në kontinente tjera.
Si udhëtar ndërkufitar, a duhet të jem në karantinë? Jo kushdo që hyn në Zvicër nga rajonet e huaja kufitare duhet të jetë në karantinë. Madje edhe nëse rajoni ka një numër të lartë të rasteve me koronavirus, transmeton albinfo.ch. Kjo vlen për vendet fqinje të Zvicrës që janë: Franca, Gjermania, Italia, Austria dhe Lihtenshtajni.
A vlen kjo për të gjitha rajonet kufitare? Aktualisht po. Qeveria Federale në mënyrë specifike shkruan: “Rajonet kufitare mund të përjashtohen nga përfshirja në listë”. Por ajo e lë një derë të hapur për rregulla më të rrepta në formulimin në mënyrë të kushtëzuar, me “nëse”.
Pse nuk vihen në listë vende si Franca në tërësinë e tyre, pavarësisht numrit të lartë të rasteve? Nga vendet fqinje, vetëm rajonet, por jo i gjithë vendi, vendosen në listën e rrezikut të përpiluar nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), përcjell albinfo.ch. Kjo ndodh kur numri i rasteve të koronavirusit e kalon kufirin e 60 infeksioneve të reja për 100,000 njerëz.
Por po ashtu edhe kur mungojnë informacione të besueshme ose kur persona të infektuar kanë hyrë vazhdimisht në Zvicër nga rajonet.
A ka përjashtime në këtë drejtim edhe për vendet që nuk janë shtete fqinje? Jo. Me rregulloren e re asgjë nuk do të ndryshojë për të kthyerit nga zonat e rrezikuara që nuk janë në kufi me Zvicrën. Ashtu sikurse edhe më parë, vlen si vijon: Kushdo që hyn në Zvicër nga një vend me rrezik, pra vend që është në listë e rrezikut, duhet të mbyllet në karantinë për dhjetë ditë.
Po sportistët apo artistët që kthehen nga një rast në një vend me rrezik? Ata nuk kanë pse të vendosen në karantinë, transmeton albinfo.ch. Pjesëmarrësit në kongreset e specializuara përjashtohen gjithashtu nga rregulli i karantinës. Parakushti është që për ngjarjen përkatëse jashtë vendit të jetë zhvilluar dhe zbatuar një koncept specifik i mbrojtjes.
A nuk duhet që kantonet të vendosin për këtë? Jo Qeveria Federale është përgjegjëse për listën e karantinës.
Megjithatë, kantonet, me të renë, mund të numërojnë ditët që dikush kalon në një vend me rrezik pasi që ka qëndruar më parë në një vend pa rrezik, përcjell albinfo.ch.
Pra, nëse dikush ishte në Vjenë, por më pas kalon pesë ditë në një rajon kufitar që nuk është në listë, kantonet mund të vendosin që personi në Zvicër të mbahet në karantinë vetëm për pesë ditë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës