Kosova

Caritasi Zviceran përfundon me sukses projektin Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë (MARDI)

Pas tre vitesh bashkëpunimi, më 10 dhjetor, Caritasi Zviceran në një event në Prishtinë ka shënuar përfundimin e suksesshëm të projektit për të mbështetur riintegrimin e personave të riatdhesuar, integrimin e refugjatëve, përforcimin e angazhimit komunal dhe nxitjen e investimeve të përmirësuara nga diaspora në Kosovë.

Në ceremoninë përmbyllëse të projektit trevjeçar Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë (MARDI), organizuar nga Caritas Switzerland në Kosovë kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Në fjalimin e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Besim Kamberaj theksoi rëndësinë e rezultateve të arritura përmes partneriteteve të suksesshme dhe shprehu përkushtimin e vazhdueshëm të Ministrisë për të mbështetur iniciativa që fuqizojnë zhvillimin rajonal, përmirësojnë cilësinë e jetës dhe forcojnë lidhjet me diasporën.

Ai vlerësoi projektin MARDI si një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit që sjell ndryshime konkrete dhe krijon baza të qëndrueshme për zhvillim afatgjatë.

Nga ana tjetër, Dr. Gerhard Schaumberger, përfaqësues i Caritas Switzerland në Kosovë, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe organizatave ndërkombëtare, duke falënderuar të gjithë partnerët për angazhimin dhe përkrahjen e tyre gjatë zbatimit të projektit.

Projekti MARDI kishte për qëllim adresimin e sfidave të riintegrimit dhe përfshirjes së diasporës në zhvillimin rajonal.

Projekti MARDI u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Caritas Switzerland në Kosovë, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim (SDC) dhe Qeverisë së Principatës së Lihtenshtajnit.

Që nga fillimi i tij, projekti MARDI ka punuar për t’i transformuar komunat kosovare në qendra dinamike të zhvillimit socio-ekonomik, duke shfrytëzuar potencialin e personave të riatdhesuar, refugjatëve dhe diasporës.

Sipas Caritasti të Zvicrës në Kosovë  falë përkushtimit të partnerëve zbatues, donatorëve dhe palëve të interesit, projekti ka arritur arritje të jashtëzakonshme gjatë tre viteve të fundit:

1,830 përfitues të drejtpërdrejtë dhe 5,614 përfitues indirekt morën mbështetje të përshtatur në të gjithë rajonet e Kosovës, duke u përkthyer në histori me ndikim të qëndrueshmërisë dhe fuqizimit.

38 Plane Veprimi të Komunave, duke krijuar korniza të qëndrueshme për riintegrim dhe integrim.

151 zyrtarë lokalë dhe qendrorë u trajnuan për të rritur kapacitetin e tyre në menaxhimin e migracionit.

Zhvillimi i “Udhëzuesit të parë për qasjen e të huajve në formimin dhe punësimin profesional”, një hap novator në nxitjen e përfshirjes.

Mbi 300 individë morën mbështetje për integrimin ekonomik, të ndihmuar nga bashkëpunimi me D&D Business Support Center.

Janë mbështetur 6 projekte investuese prej diasporës, duke krijuar 23 vende të reja pune dhe duke nxitur rritjen ekonomike lokale.

25 profesionistë nga diaspora u angazhuan në komunat partnere, duke forcuar kapacitetet lokale.

Arritjet e MARDI kanë lënë një ndikim të qëndrueshëm në komunitete të ndryshme:
Refugjatët dhe personat e riatdhesuar: Mbi 300 individë përfituan nga kurset e gjuhës, mbështetja psikosociale dhe programet e riintegrimit ekonomik, duke u mundësuar atyre të rindërtojnë jetën e tyre me dinjitet.

Rinia dhe Arsimi: Programet krijuese dhe për zhvillimin e aftësive fuqizuan të rinjtë, duke i pajisur ata me mjete për riintegrim afatgjatë dhe zhvillim personal.

Binjakëzimi dhe shkëmbimi i njohurive: Iniciativat si partneriteti ndërmjet Gjakovës dhe Malmos, Ferizajt dhe Lozanës, Fushë Kosovës dhe Keçiorenit, dhe Suharekës dhe Fellbach shfaqën potencialin transformues të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e donatorëve: Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeverisë së Principatës së Lihtenshtajnit.

Caritas-i Zviceran shpreh mirënjohjen për partnerët: Departamentin për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve (MPB), Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), 12 komunat partnere, partnerët zbatues si OJQ Germin, Shërbimi Jezuit për Refugjatë (Jesuits Refugee Service), Instituti i Psikologjisë, Qendra për Kërkime Psiko-Sociale dhe Mjekësore, Shoqata e Psikologëve të Shkollave të Kosovës dhe ofruesit e shërbimeve të integrimit ekonomik si D&D Business Support Center. Përpjekjet e tyre të palodhura kanë sjellë në jetë vizionin e përbashkët.

Më e rëndësishmja, për përfituesit: ata janë zemra e këtij projekti. Qëndrueshmëria dhe vendosmëria e tyre na frymëzojnë që të vazhdojmë të punojmë drejt një të ardhmeje më të ndritshme për të gjithë.

Ndërsa projekti MARDI përfundon zyrtarisht në fund të këtij muaji, trashëgimia e tij vazhdon.

Strukturat, kapacitetet dhe partneritetet e ndërtuara gjatë kësaj nisme ofrojnë një bazë të fortë për progres të vazhdueshëm në menaxhimin e migracionit dhe angazhimin e diasporës.

Caritas-i Zviceran në Kosovë mbetet i përkushtuar për të çuar përpara mësimet e nxjerra dhe për të forcuar rrjetet për të siguruar që riintegrimi dhe angazhimi i diasporës të mbeten pjesë përbërëse e agjendës zhvillimore të Kosovës.

Së bashku, ne kemi treguar se bashkëpunimi mund të kapërcejë sfidat dhe të krijojë mundësi për të gjithë. Faleminderit që jeni pjesë e këtij udhëtimi.

Le të mbetemi të bashkuar në përpjekjet tona për të ndërtuar një Kosovë ku të gjithë mund të lulëzojnë, pavarësisht historisë apo prejardhjes së tyre., thuhet në një komunikatë nga Caritasi i Zvicrës në Kosovë.

albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch

albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch