Shkurt.ch

Calmy-Rey konfirmon dorëheqjen

Dorëheqja e presidentes së Zvicrës, Micheline Calmy Rey është konfirmuar në orët e pasdites

E paralajmëruar nga dita e djeshme në nivel spekulimesh, dorëheqja e presidentes së Zvicrës, Micheline Calmy Rey është konfirmuar në orët e pasdites në një konferencë për medie të mbajtur nga vetë presidentja.Siç ka deklaruar ajo, ka vendosur që të mos rikandidohet për zgjedhjet në qeverinë federale më 14 dhjetor. Pra ajo ka paralajmëruar dorëheqjen e cila hyn në fuqi në fund të këtij viti. „Deri në atë kohë do ta kryej me elan punën time“, ka thënë Calmy-Rey.

Micheline Calmy Rey është në qeverinë federale të UZvicrës nga viti 2002. Gjatë gjithë kohës ka mbajtur postin e ministress ë jashtme, duke u bërë njëherësh femra e parë ministre e jashtme e Zvicrës. Gjatë mandateve të realizuara në qeveri, Calmy-Rey ka qenë dy herë në funnksionin e presidentes, të cilin e ushtron  edhe aktualisht.Calmy-Rey është aktive në politikë që nga viti 1981. Fillimisht ka ushtruar funksione në qeverinë e qytetit dhe kantonit të Gjenevës.Pas dorëheqjes së saj, posti i ministress ë jashtme do të rezervohet për partinë socialdemokrate të cilës i takon Rey dhe për regjionin frankofon të Zvicrës.