Shkurt.ch
Calmy-Rey jep dorëheqje?
M. Calmy-Rey mund të mbetet në post deri në fund të vitit kur përfundon kjo legjislaturë më 14 dhjetor të mos paraqitet për rizgjedhje
Presidentja e vendit dhe ministre e jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, sipas të gjitha gjasave, sot do të bëjë të njohur vendimin e saj për të dhënë dorëheqje. Siç bën të ditur nzz.ch, nga burimet e veta të besueshme ka marrë vesh se ajo do ta njoftojë sot fillimisht qeverinë dhe pastaj edhe opinionin për këtë vendim.
Calmy-Rey sipas burimeve nga Zvicra perëndimore do të mbetet në post deri në fund të vitit kur përfundon kjo legjislaturë dhe pastaj, më 14 dhjetor nuk do të paraqitet më për rizgjedhje.
Micheline Calmy Rey ndodhet prej nëntë vitesh në qeverinë federale të Zvicrës dhe gjatë gjithë kohës ka mbajtur resorin e punëve të jashtme. Prej disa muajsh ka spekulime për dorëheqjen e saj të mundshme.
Ajo është bërë e njohur në opinionin shqiptar për njohjen e hershme, që nga viti 2005, të të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur. Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, Zvicra qe ndër vendet e para që e njohu atë edhe formalisht.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor