Futboll

Caktohen vendet pritëse të Kampionatit Europian 2028 dhe 2032

 

Zyrtarisht UEFA i ka dhënë Kampionatin Europian 2028 Mbretërisë e Bashkuar me ndeshje në Angli, Skoci, Uells, Irlandë Veriore dhe Irlandë, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa Kampionatin Europian të vitit 2032 UEFA ia ka dhënë Italisë dhe Turqisë.

Ekzekutivi i Konfederatës Europiane, në Nyon, në fakt votoi pro për kandidaturën e përbashkët. Caktimi i Romës dhe Stambollit ishte dukur i sigurt që nga zgjedhja e dy vendeve, tre muaj më parë, për t’u paraqitur së bashku si kandidatura e vetme për edicionin që do të zhvillohet pas nëntë vjetësh.