Shkurt.ch

Buxheti i Zvicrës, 1.4 miliard suficit

Buxheti federal i Zvicrës për këtë vit, sipas parallogaritjes më të re, do të përmbyllet me një suficit prej 1.4 miliard frangash. Kjo është shumë më pak se sa ishte parashikuar në një përllogaritje të bërë gjatë verës nga Departamenti i Financave i Qeverisë Zvicerane.

Atëherë planifikohej suficit prej 2.5 miliardë franga.

Sipas departamentit në fjalë, ky zvogëlim i suficitit vjen si pasojë e masave të ndërmarra për dobësimin e frangut.

Planifikuesit financiarë të qeverisë, përveç kësaj, kanë vlerësuar si më të ulëta të hyrat federale në krahasim me vlerësimin që është bërë gjatë verës