Lajme

Arrestohet francezi, që kishte privuar nga jeta gruan dhe katër fëmijët

Është arrestuar një francez në aeropotin e Glasgow nga Policia e Skocisë, i akuzuar për vrasjen e gruas dhe katër fëmijve. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe sapo mbërriti në aeroport, pas një fluturimi nga Parisi, u kap nga policia.

Xavier Dupont de Ligonnes ishte personi që kërkohej nga policia franceze nën akuzën e vrasjes, pasi dyshohet se ai ka vrarë gruan dhe katër fëmijët e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2011 në Nantes.

Në Nantes policia pati gjeti trupat e viktimave të varrosur në kopshtin e shtëpisë.

Sipas mediave të huaja, 58-vjeçari kishte krijuar një identitet të rremë dhe ishte gjithmonë në lëvizje.

Ndërkohë në deklaratën e saj, policia e Skocisë bën me dije se ka arrestuar një person pas një urdhër arresti nga Franca dhe po punon për identifikimin e tij, përcjell albinfo.ch.