Shkurt.ch

Burg, në vend të dënimit me të holla dhe me kusht!

Me ligjin e ndryshuar do të ketë një shtim të dënimeve me burg dhe do të futen në veprim edhe prangat elektronike për këmbë

Këshilli Federal i Zvicrës do të kërkojë që në vend të dënimeve me të holla me kusht, të rivendosen dënimet me burg efektiv. Zëvendësimi i dënimeve me burg në favor të atyre me kusht dhe me të holla, në Zvicër qe bërë disa vite më parë, por tash mbizotëron mendimi se ky ka qenë hap i gabuar.

Këtë e tregon edhe ecuria e miratimit në parlament të propozimit të bërë nga qeveria.

Në lidhje me këtë, Qeveria Federale (Këshilli Federal) deri në pranverën e vitit të ardhshëm do ta përpunojë ligjin që mundëson këtë ndryshim. Me ligjin e ndryshuar pastaj do të ketë një shtim të dënimeve me burg dhe do të futen në veprim edhe prangat elektronike për këmbë.