Lajme
BQK: Dërgesat e mërgimtarëve në Kosovë kanë arritur në afro 800 milionë euro
Dërgesat e mërgimtarëve vazhdojnë të jenë një burim i rëndësishëm i të ardhurave në Kosovë, e në të njëjtën kohë edhe burim i rritjes ekonomike në vend.
Qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë nëpër vende të Europës dhe botës vazhdimisht dërgojnë shuma të mëdha të mjeteve financiare te familjet e tyre.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), tregojnë se shuma e remitancave të dërguara nga diaspora e Kosovës ka shënuar rritje.
Sipas BQK-së gjatë periudhës janar-tetor 2020, vlera e dërgesave nga mërgimtarët arriti në shifrën prej 795.6 milionë euro apo 90 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2019.
Maji ka qenë muaji ku më së shumti janë dërguar remitenca. Vlera për këtë muaj arriti në shumën prej 104 milionë euro.
Derisa ka qenë muaji prill ku vlera e dërgesave ishte vetëm mbi 60 milionë euro, derisa ende në këto shumë kontribuojnë ende diaspora nga Gjermania, përcjellë nga Zvicra, Austria, SHBA-ja e Franca, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor