Kosova
Botërori i 2026-ës, me 48 ekipe
Bëhet e ditur se kupa e Botës 2026 do të ketë 48 ekipe pjesëmarrëse. Vendimi u mor përfundimisht nga FIFA dy ditë para Kongresit Zgjedhor për Presidentin e këtij organizmi. Në finalet që do të mbahen në Meksikë, SHBA dhe Kanada do të luhen 104 ndeshje në vend të 64 që janë zhvilluar tradicionalisht. Do të jenë 12 grupe në finale, me nga katër ekipe, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se plani fillestar për edicionin 2026 kishte gjithsej 80 ndeshje, por vendimi për të rritur numrin e ndeshjeve në 104 u miratua nga Këshilli i FIFA-s në një mbledhje këtë të martë.
Deri në Botërorin e fundit që u mbajt në Katar dy skuadrat e para nga secili grup kalojnë në 16-she, por edicioni i 2026-ës do të ketë gjithashtu tetë skuadrat më të mira të vendit të tretë që do të kalojnë në raundin e eliminimit të tretë.
Sipas Këshillit të FIFA-s, formati i votuar në mënyrë unanime zbut rrezikun e marrëveshjeve të fshehta mes kombëtareve dhe siguron që të gjitha skuadrat të luajnë të paktën tri ndeshje.
Kupa e Botës me 32 ekipe në Katar vitin e kaluar pati gjithsej 64 ndeshje të përfunduara në 29 ditë.
Faza finale e Kupës së Botës ka pasur 32 ekipe që nga edicioni i vitit 1998, me tetë grupe me nga katër ekipe. Skuadrave i duhej të luanin 7 ndeshje, ndërsa në vitin 2026 do të luajnë tetë ndeshje në total.
Për kombëtaret e vogla, siç është edhe Shqipëria, shtohet masivisht mundësia për t’u kualifikuar në finalet e një Kupe Bote.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës