Lajme
Borxhi në Mbretërinë e Bashkuar rritet në gati 400 miliardë
Britania do të marrë hua pothuajse 400 miliardë paund në vitin aktual financiar për të paguar për goditjen masive të koronavirusit në ekonominë e saj, tha të mërkurën ministri i Financave, Rishi Sunak, duke e çuar deficitin buxhetor në nivelin më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ekonomia e gjashtë më e madhe në botë është vendosur të tkurret me 11.3% në vitin 2020, tkurrja e saj më e madhe që nga fillimi i viteve 1700, përpara se të rritet me 5.5% më 2021, tha Sunak, ndërsa njoftoi një plan shpenzimesh njëvjeçare.
“Urgjenca jonë shëndetësore nuk ka mbaruar ende. Dhe emergjenca jonë ekonomike sapo ka filluar”, i tha Sunak parlamentit, shkruan “Reuters”.
“Pra, përparësia jonë e menjëhershme është të mbrojmë jetën e njerëzve”.
Duke njoftuar parashikimet më të fundit nga Zyra për Përgjegjësinë e Buxhetit (OBR), Sunak tha se huamarrja publike ishte vendosur të ngrihej në 394 miliardë paund në vitin aktual financiar 2020/21. Kjo ishte ekuivalente me 19% të prodhimit të brendshëm bruto, më e larta ndonjëherë gjatë kohës së paqes, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor