Lajme
Borë e portokalltë në Evropë, shkaku i pluhurit nga Shkretëtira e Saharasë
Shumë vende evropiane janë mbuluar nga një pamje bore portokalli, transmeton albinfo.ch.
Në Europë është parë të bjerë borë portokalli. Ekspertët shpjeguan se ky fenomen i pazakontë i motit u shkaktua nga pluhuri që mbërriti në Evropë nga Shkretëtira e Saharasë, për shkak të erërave të forta.
Thuhet që pluhuri i shkretëtirës jo vetëm që ngjyrosi borën në tokë, por edhe qiellin. Adhuruesit e skive në shumicën e vendpushimeve të skive në Europë shijuan këtë pamje interesante, duke bërë ski nën qiellin portokalli.
Këto ditë moti i ftohtë dhe me dëborë ka prekur shumë vende evropiane, përfshirë Spanjën, Andorrën, Francën dhe Alpet Zvicerane, vende në të cilat papritmas bora u bë e portokalltë.
Sipas shkencëtarëve, kjo situatë ndodh çdo vit, por rritja e dendësisë së pluhurit pas disa vitesh mund të bëjë që kjo situatë të përjetohet edhe më qartë.
E-Diaspora
-
NISMA kërkon votat e diasporës për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës “Mbështetja e diasporës e bën demokracinë tonë më gjithëpërfshirëse”, thotë Endrit Shala, Sekretar për Marrëdhënie me...
-
Haradinaj, para mërgimtarëve: “Qeveria Kurti po e mashtron diasporën”
-
LDK: “Mërgata, pjesë thelbësore e vizionit tonë për Kosovën e Re”
-
“Ashensori i shpresës”, hap drejt barazisë, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
-
Konsulli Vigan Berisha: Për një konsullatë më pranë diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Në janar përmes Gotthard? SBB njofton devijime Nga janari 2025, turbinat qendrore në tunelin e bazës Gotthard do të rinovohen. Gjatë punës, shërbimet...
-
Barometri i shqetësimeve: Cilat janë shqetësimet më të mëdha të zviceranëve?
-
Zvicër: Edhe në vitin 2025 pritet kërkesë e madhe për pasuritë e paluajtshme rezidenciale
-
Prokuroria kërkon 17 vjet burgim për kosovarin që ka vrarë nusen e djalit
-
Pse SNB bëri një ulje çuditërisht të madhe të normave të interesit?