Futboll
‘Blick’ shkruan për shqetësimet e Xherdan Shaqirit para ndeshjes Zvicër-Kosovë
Derisa vëmendja sportive në Zvicër e Kosovë është e fokusuar në ndeshjen mes dy vendeve, gazeta zvicerane ‘Blick’ ka shkruar për Xherdan Shaqirin. Ai sipas gazetës kishte një udhëtim të gjatë për të bërë për ndeshjet që Zvicra i zhvillon në kualifikimet për Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani në vitin 2024, transmeton albinfo.ch.
Përveç se duhet të bënte një fluturim të gjatë me aeroplan, Shaqiri u detyrua t’i ndërronte edhe disa trena për të shkuar në hotelin ku po qëndron ekipi i Zvicrës.
Gazeta raporton se gjatë këtij rrugëtimi, Shaqiri ka pasur jo pak probleme me valixhet e tij.
Atij i kishte humbur valixhja në Frankfurt, por që raportohet se do t’i kthehet në mbrëmje, pasi është në pjesën ku grumbullohen ato.
Më 9 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në formacionin e zvicrës do të luajnë 4 lojtarë shqiptarë, përkatësisht Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Ardon Jashari dhe Uran Bislimi.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor