Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Kurti shpreh mirënjohje për rolin e mërgatës në SHBA Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të...
-
Në Austri sot mbahen zgjedhjet parlamentare – tri gra shqiptare kërkojnë votën tuaj
-
Florentina Mallaku Bytyqi kandidon për SVP-në dhe përballet me kritika
-
Suedi: Aida Birinxhiku emërohet anëtare e Komisionit Parlamentar për Çështjet e BE-së
-
Në Kuvendin e Suedisë, deputeti Arbër Gashi ka iniciuar një mocion të rëndësishëm
Jeta në Zvicër
-
SVP: Zvicra duhet të hapë dyert e saj vetëm për azilkërkuesit nga vendet evropiane Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë ka sugjeruar që Zvicra duhet të hapë dyert e...
-
Mbi 1,000 persona morën pjesë në udhëtimin përkujtimor për çiklisten e vdekur në Zvicër
-
Si po synon Lucerni të luftojë mbiturizmin?
-
Zvicër: Vetëm nje rast kompensimi pas dëmtimit nga vaksina kundër koronës
-
Ulet numri i debitorëve në Zvicër