Kosova

Bie numri i bizneseve

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se numri i bizneseve të reja në Kosovë ka shënuar rënie për dy tremujorët e parë të vitit 2017.

Sipas raportit të Bankës Qendrore, del se numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ishte 5.087, apo 610 ndërmarrje më pak se sa në periudhën e njëjtë të vitit 2016, ndërsa vërehet edhe rënie e bizneseve që janë mbyllur, 890 ndërmarrje të tilla, apo 494 ndërmarrje më pak sesa për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.

Nga 5.087 ndërmarrjet e reja të regjistruara, numri më i madh i tyre vazhdon të jetë i koncentruar në sektorin e tregtisë, me 1.422 ndërmarrje të reja, pasuar nga sektori i hotelerisë, me 539 ndërmarrje dhe ai i prodhimit me 499 ndërmarrje të reja.