Tematike

Berset kërkon hapjen e plotë të restoranteve deri në fund të majit

Por, vendimi përfundimtar nuk pritet para 26 majit ndërsa hapja e plotë e restoranteve, para 31 majit

Ambientet e brendshme të hapura në restorante, mësimdhënie me prani fizike në universitete dhe jheqje të “zyrës nga shtëpia” (Home Office). Këto janë lehtësimet që ministri i shëndetësisë, Alain Berset pritet t`i të adresojë të mërkurën, në takimin e Këshillit Federal

Berset pra dëshiron të hapë deri në fund të majit ambientet e brendshme të restoranteve që kanë një koncept të mirë mbrojtjeje, shkruan “Blick”.

Por, vendimi përfundimtar nuk pritet para 26 majit ndërsa hapja e plotë e restoranteve, para 31 majit.

Krahas zbutjeve të përmendura, Këshilli Federal po shqyrton gjithashtu lejimin e pranisë së më shumë njerëzve në dyqane. Gjithashtu po shqyrtohet edhe mundësia e relaksimit në ambientet sportive dhe të kohës së lirë, shkruan gazeta, transmeton albinfo.ch.

Këshilli Federal mund të vendosë gjithashtu të mërkurën nëse periudha e referimit për shtesat për punë me kohë të shkurtër do të zgjatet nga 18 në 24 muaj.

Siç është raportuar tashmë, Këshilli Federal po planifikon një model trefazor për fazat e lehtësimit. Faza e mbrojtjes vazhdon derisa të vaksinohen plotësisht të gjithë njerëzit veçanërisht të prekshëm që duan të vaksinohen.

Kjo pasohet nga faza e stabilizimit, në të cilën është planifikuar lehtësimi i radhës. Edhe gjatë kësaj faze, ende nuki do të jenë të  vaksinuar të gjithë ata që e duan këtë, përcjell albinfo.ch. Në fund vjen faza e normalizimit: Në këtë fazë, të gjithë të rriturit që dëshirojnë të vaksinohen janë vaksinuar plotësisht dhe rrjedhimisht, duhet të hiqen shumica e masave të  koronës.

Ndërkaq, Martin Ackerman, kreu i “Task Forcës Shkencore Kombëtare Zvicerane Covid-19” paralajmëron:  “Është ende heret për këtë. Takimet në ambiente të mbyllura pa maska ​​përfaqësonin rrezikun më të madh të infeksionit”.