Futboll

Bekim Zogaj gjykon ndeshjen Milan-Tottenham

Bëhet e ditur se Milani do të përballet me Tottenhamin, këtë të marte në Ligën e Kampionëve, përcjell albinfo.ch.

Vlen të theksohet se ndeshja do të zhvillohet në “San Siro”, me fillim nga ora 21:00.

Në këtë ndeshje gjyqtari kryesor do të jetë Sandro Scharer, teksa asistentë; Stephane de Almeida dhe Bekim Zogaj.

Ndryshe, loja e parë do të luhet në “San Siro”, teksa ajo kthyese dy javë më pas në “Tottenham Hotspur”.