Shkurt.ch
“Bashkimi familjar duhet të kufizohet”
Këtë e ka deklaruar Philipp Müller nga FDP-ja, në një intervistë për Blick
“Ne mund ta ndalim emigracionin, sidomos në mesin e vendeve jo të BE-së, për shembull, duke kufizuar ribashkimin familjar në shkallën e kërkuar nga ligji ndërkombëtar. Emigracioni duhet ngadalësohet për 6000-7000 njerëz në vit”, thotë në këtë intervistë Müller, i cili pretendon të marrë timonin e partisë FDP-së.
Në pyetjen se me familje të ndara nuk do të përputhet saktësisht me politikën liberale.Müller përgjigjet se liberal do të thotë se kush ka një punë, mund të vijë. “Ai i cili nuk ka më punë duhet të shkojë”, nënvizon Müller.
Megjithatë, ai ka mohuar se partia e tij ka shtrënguar kursin në politikën e migracionit në Zvicër.
“Në një kurs pragmatik! Ne kemi nevojë për të marrë situatën nën kontroll për azilin, përndryshe, klima në në politikën e migracionit do të ndryshojë tërësisht”, ka thënë Müller.
Për politikën e azilit të cilën e udhëheq këshilltarja federale Sommaruga, thotë të jetë në rrugë të duhur por të ngadalshme!Për Müller problem i madh paraqet Gjykata Federale Administrative. Sipas tij, atje duhet diçka të bëhet për të ecur përpara. Në pyetjen se a duhet të kufizohet përqindja e të huajve në 18 për qind, siç kishin kërkuar në vitin 2000 me iniciativën e FDP-së, Müller ka pranuar se një nismë të tillë është refuzuar.
“Unë jam një demokrat dhe pranoj se kjo nismë është refuzuar. Dhe pas saj është hartuar një ligj i ri për të huajt, që emigracioni të kufizohet për vendet jashtë kufijve të BE-së”, deklaron në këtë intervistë për Blick, Müller.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës