Shkurt.ch

Barometri politik: Rënie e vogël por sinjifikative e SVP-UDC-së

Ndonëse mbetet partia me e fortë, SVP gëzon besimin e 28.2% të votuesve të Zvicrës, ose 0.7% më pak se më 2007

Barometri politik i realizuar nga 1 deri më 23 shtator me zviceranë me të drejtë vote ka konstatuar se Partia Socialdemokrate dhe Partia e Gjelbër Liberale kanë shtuar më së shumti votues potencialë.

Ndërsa SVP-UDC, ndonëse mbetet partia me më së shumti votues, sipas këtij sondazhi ka pësuar një rënie.

SVP-UDC sipas rezultateve të publikuara nga dy gazetat respektive, ka 28.2% të votuesve të Zvicrës, ose 0.7% më pak se në zgjedhjet e vitit 2007.

Nga ana tjetër, partia e dytë në vend, ajo socialdemokrate ka shtuar gjatë kësaj periudhe për 0.8% numrin e atyre që e pëlqejnë politikën e saj. Në vitin 2007 kjo parti kishte 19.5% ndërsa në shtator 2011 – 20.3%.

Partia Liberale e Gjelbër, nga 1.4% që kishte në vitin 2007 tas, sipas barometrit politik,h do të kishte 5.2%.

Partitë tradicionale të qendrës, si Partia Liberale (FDP) dhe ajo demokristiane (CVP) kanë një rënie relative. FDP në gjendjen e tashme, e bashkuar me liberalët ka 15.7%, ndërsa pas zgjedhjeve 2007 ato të dyja bashkë llogaritej se i kishin 17.7%. CVP nga 14.5% ka një rënie të lehtë në 14.2%.

Të Gjelbrit kanë shënuar një ngritje të vogël. 9.6 % i kanë pasur në zgjedhjet e 2007-ës ndërsa po të mbaheshin zgjedhjet në shtator, të gjelbrit do t`i kishin 9.8%. Por, as kësaj here nuk e kanë arritur objektivin prej 10% që e kishin vënë.

Partia Borgjeze Demokratie (BDP) e cila këtë vit merr pjesë për herë të parë në zgjedhje, në këtë sondazh ka arritur kuotën prej 3.2%.

Barometri politik ka bërë pyetje edhe për politikanët më të preferuar. Ministrja nga BDP, Eveline Widmer-Schlumpf paraqitet si më e preferuara. Atë e kanë pëlqyer 72.5% të të anketuarve.

Barometri politik kësaj here është bërë me porosinë e gazetave “Sonntags Zeitung” dhe Le Matin Dimanche”. Atë e ka realizuar Instituti për Hulumtimin e Opinionit Publik Isopublic me 1557 persona. Margjhinat e gabimeve janë 2.3%.