Shkurt.ch
Barometri i fundit para zgjedhjeve: Pa ndryshime në radhitje
SVP-UDC dhe SP-PS, kanë secila nga 0.4% më shumë përkrahës se sa kanë pasur në zgjedhjet e vitit 2007
Barometri fundit politik, para zgjedhjeve që mbahen më 23 tetor, nuk ka ndryshuar asgjë në radhitjen e partive politike që konkurrojnë për vende në Parlamentin e Zvicrës. Ndryshime të vogla kanë ndodhur vetëm në përqindjet që pritet t`i marrin partitë përkatëse.
Kështu, SVP-UDC dhe SP-PS, kanë secila nga 0.4% më shumë përkrahës se sa kanë pasur në zgjedhjet e vitit 2007. SVP-UDC, që vazhdon të jetë partia numër një me diferencë të madhe nga të tjerat, në vitin 2007 kishte fituar 28.9% të votave të zviceranëve që kishin marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa, sipas barometrit të bërë nga gfs.bern, tash do t`i fitonte 29.3%.
Nga ana tjetër SP-PS në vitin 2007 kishte 19.5 ndërsa tash do të kishte për vete 19.9 % të trupit votues zviceran.
Humbje serioze në krahasim me katër vite më parë, për plot 2.5% më pak, do të pësonte FDP-ja (liberalët) me 15.2%. Ndërsa CVP-PDC do të kishte një humbje simbolike prej 0.3% në krahasim me vitin 2007 (Nga 14,8% në 14.5%).
Po kaq, -0.3% më pak se në zgjedhjet e kaluara do të fitonte edhe Partia e Gjelbër, gjegjësisht 9.3%.
Fituesit e vërtetë të zgjedhjeve 2011 do të ishin, bazuar në barometrin e fundit zgjedhor, Partia e Gjelbër Liberale, e cila nga 1.4% do të kalonte në 4.9% ose do të trefishonte veten, dhe BDP, e cila në zgjedhjet e kaluara ende nuk ishte themeluar ndërsa tash do të fitonte 3.6% të votave të zviceranëve.
Sipas analistëve të zgjedhjeve, përqendrimi në qendrën e spektrit politik, i një numri të madh të partive, krahas partive tradicionale FDP dhe CVP-PDC, bërë që këto dy parti të kenë frikë për elektoratin e tyre të mëparshëm. Atë ua rrezikojnë para së gjithash partitë e reja, si BDP dhe Të Gjelbrit Liberalë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor