Kosova
Barbano: Institucionet kosovare kanë autoritet për të hetuar sulmin
Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se institucionet e Kosovës kanë autoritet të plotë për të hetuar incidentin në Zubin Potok, ndërsa EULEX-i vazhdon të monitorojë veprimet e tyre.
“Në përputhje me mandatin tonë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in dhe vëzhguesit e EULEX-it, është formuar një njësi policore dhe ata kanë qenë menjëherë të pranishëm në terren për të vlerësuar situatën aktuale dhe pasojat e saj të mundshme”, ka shkruar ai në “Twitter”.
Barbano e ka vlerësuar veprimin e shpejtë të autoriteteve të Kosovës për menaxhimin efektiv të dëmeve dhe reagimin ndaj situatës emergjente, duke parandaluar kështu pasojat e mëtejshme për popullatën.
“Institucionet e Kosovës kanë juridiksion të plotë për të hetuar sulmin, ndërsa EULEX-i vazhdon të monitorojë veprimet e tyre për të siguruar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë dhe se të drejtat e njeriut respektohen plotësisht”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Greenhouse merr certifikatën OAE: Një hap përpara në zhvillimin ekonomik të Kosovës Kompania “Greenhouse” është një nga emrat kryesorë në sektorin e prodhimit të shtëpive të parafabrikuara në...
-
Gjuha dhe kombësia, mesazhet kryesore të Kuvendit Kombëtar të Gjuhës Shqipe
-
Festimi në Danimarkë i 112-vjetorit të Pavarësisë dhe 80-vjetorit të Çlirimit të atdheut
-
Arianit Shaqiri, një aktor shqiptar në dramën “Wilhelm Tell” të teatrit zviceran
-
Ambasadori shqiptar reflekton për pavarësinë, në Ditën e Flamurit, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Të pasurit po bëhen më të pasur Sipas “Bilanz”, 300 njerëzit më të pasur në Zvicër kanë për herë të parë një pasuri...
-
48 mijë franga për këtë targë të veçantë
-
Zvicër: 770,000 punonjës planifikojnë të ndryshojnë vendin e punës
-
14 miliardë më shumë për zgjerimin e rrjetit hekurudhor
-
48 persona konsiderohen si kërcënim për sigurinë