Shkurt.ch
Bankierët, të shetësuar për transferin e të dhënave në SHBA
Shumë punonjës bankash, dhe në veçanti këshilltarët, po ndjejnë pasiguri në punën e tyre
Pas njoftimeve mbi lejimin e transferim të të dhënave të koduara bankare nga bankat zvicerane në SHBA, punonjësit e bankave zvicerane janë shprehur të shqetësuar. Kështu, federata e nëpunësve zviceranë të bankave ka kërkuar nga punëdhënësit e tyre qartësim më të madh të madh lidhur me këtë.
Sipas saj, shumë punonjës bankash, dhe në veçanti këshilltarët, po ndjejnë pasiguri në punën e tyre. Ata nuk e dinë nëse emrat e tyre mund të lexohen në ndonjërin nga dokumentet e dekoduara, të transferuara në SHBA ose jo. Dhe nëse po, a mund të kenë pasoja penale nga kjo.
Për këtë arsye, federata thotë se bankat duhet të sqarojnë përfundimisht gjendjen, në mënyrë që secili punonjës të dijë nëse është i prekur nga kjo ose jo.
Ndërkohë Departamenti i Financave i Zvicrës i ka siguruar punonjësit e bankave se deri më tash nuk është transferuar në SHBA asnjë e dhënë e dekoduar e punonjësve në fjalë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës