Lajme

Banka Qendrore Evropiane, e gatshme të rrisë ndërhyrjen antikrizë

Një shtyllë e reagimit monetar ndaj tronditjes pandemike, Banka Qendrore Europiane, pritet të forcojë të enjten ndërhyrjen e saj për të mbështetur ekonominë në zonën e euros, ku plani i stimulit fiskal të të  27-ve vazhdon të vonohet.

Në takimin e tij të fundit dhe të shumëpritur të vitit, institucioni kryesuar nga Christine Lagarde do të zbulojë rikalibrimin e instrumenteve të tij, i premtuar në tetor, raporton AFP, përcjell Albinfo.ch.

Ai do të bazohet në parashikime të reja makroekonomike, të rishikuara ndoshta në rënie, ndërsa kriza shëndetësore vazhdon dhe në pritje të shpërndarjes së vaksinave të para.

Që nga fillimi i pandemisë, BQE ka luajtur një rol kryesor duke blerë masivisht borxhet e lëshuara nga qeveritë europiane për të qetësuar tregjet financiare dhe për të lejuar shtetet të marrin hua me kosto të ulët.

Programi i saj i pandemisë emergjente (PEPP), i nisur në mars dhe me vlerë 1,3 trilionë  euro, ishte instrumenti kryesor i kësaj mbështetje.

Ekonomistët presin që Këshilli Drejtues të vendosë rritjen e këtij program të blerjes së borxhit privat dhe publik me të paktën 500 miliardë euro dhe ta zgjasë atë përtej qershorit 2021, deri të paktën në dhjetor.