Lifestyle

‘Bachelor’-i Patric Haziri: “Të jesh zviceran dhe kosovar, është privilegj”

"Unë jam Patric Haziri. Jam gjysmë zviceran e gjysmë kosovar dhe banoj në Cyrih. Unë punoj në njërën ndër ndërmarrjet tona familjare dhe e udhëheq sektorin e pasurive të patundshme..."

Se kujt ia ka dhuruar trëndafilin e tij të fundit, Patric Haziri ende nuk mund të na e zbulonte, deri në momentin e intervistës. Por ai na ka treguar me kënaqësi se si ka kaluar gjatë xhirimeve dhe si e ka përjetuar këtë kohë.

Albinfo.ch: Kush është Patric Haziri?

“Bachelor” Patric Haziri: Unë jam Patric Haziri. Jam gjysmë zviceran e gjysmë kosovar dhe banoj në Cyrih. Unë punoj në njërën ndër ndërmarrjet tona familjare dhe e udhëheq sektorin e pasurive të patundshme. Por aktualisht unë jam “Bachelor” (beqari).

Si të lindi ideja që të konkurrosh për “Bachelor”? A ka qenë kjo dëshira jote ose dikush tjetër të ka regjistruar?

Rafael Beutl, ish-Bachelor-i, njëherësh një koleg imi më ka rekomanduar të marr pjesë në këtë format.

Si kanë rrjedhur negociatat me televizionin 3 Plus? Sa hapësirë veprimi i jepet një kandidati për Bachelor?

Unë isha ftuar dhe pastaj ne u njohëm. Unë i thashë ‘po’ transmetuesit vetëm pasi që sqarova për veten disa pika të ndryshme dhe pasi që rashë dakord me familjen për pjesëmarrjen time. Të gjitha negociatat me transmetuesin kanë qenë gjithnjë shumë të drejta dhe transparente.

Si ndihet Patric-u si “Bachelor”-i i ri? Dhe, si ndihet Bachelor-i si gjysmë zviceran e gjysmë kosovar?

Unë ndihem shumë mirë! E bukura këtu është se unë si gjysmë zviceran/kosovar i drejtohem një komuniteti të madh. Reagimet kanë qenë deri tash gjithnjë shumë të mira, edhe pse në fillim kishte disa paragjykime.

Na trego pak për kohën që ke kaluar në Tajlandë. Si ishte atmosfera në ekip? Cili ka qenë mendimi yt i parë, kur i ke parë kandidatet për herë të parë?

Isha shumë nervoz! Kur kandidatet dolën për herë të parë nga veturat, ka qenë me siguri një moment shumë i veçantë dhe emocional për mua. Unë doja që zonjave të bukura t`u pëlqeja si burrë dhe kam menduar në përputhje me këtë. Por ia dola për fat që shumë shpejt të gjeja veten në situatën e re si “Bachelor”.

Çfarë ndodh në fakt, saktësisht “prapa” kamerave? A je takuar me zonjat edhe jashtë hapësirës së xhirimeve?

Ne kemi qenë në Tajlandë për disa javë. I tërë ekipi ishte i vendosur në një hotel. Zonjat banonin së bashku në një vilë. Unë isha gjithmonë i vetëm në vilë dhe zonjat i kam takuar vetëm në “Challenges”.

Cila ishte sfida jote më e madhe gjatë xhirimeve?

Sfida ime më e madhe ka qenë “House-Running” (vrapimi në shtëpi). Më duhej që të lëshohesha për 110 metra tatëpjetë një muri të një rrokaqielli. Adrenalinë e vërtetë! Ende nuk e di se si munda të mbijetoj.

Sa ka qenë e vështirë për ty që një zonje të mos i dhurosh trëndafilin?

E kam vënë re shpejt se zonjat kishin tashmë emocione për mua. Të mos u jepja trëndafilin, ka qenë sigurisht ndjenjë e pakëndshme secilën herë dhe po ashtu një moment emocional për mua.

A është ose a ka qenë zonja jote e sotme e zemrës që nga fillimi edhe favoritja juaj?

Vetëm kur kishin mbetur edhe 5 kandidate në garë, unë kam vënë re se për këtë zonjë më rrah zemra më fort…

Si duket gruaja e ëndrrave tua? A ka kritere të caktuara për këtë?

Për mua ka rëndësi që gruaja e ëndrrave të mia të jetë në harmoni me veten e saj. Unë e dua një grua të kënaqur, me një zemër të madhe. Në përditshmëri për mua ka rëndësi që ne të mbështesim njëri-tjetrin. Veç kësaj, unë dua që partnerja ime të marrë herë pas here iniciativën.

A je burrë xheloz?

Absolutisht jo. Besimi është një “domosdoshmëri” dhe pastaj unë nuk shoh më arsye për të qenë xheloz.

Sa fëmijë do të luajnë një ditë në shtëpinë Haziri?

Tre fëmijë. Për mua para së gjithash ka rëndësi që fëmijët të jenë të shëndetshëm dhe aty gjinia nuk luan absolutisht asnjë rol.

A ka mundur të të vizitojë deri tani zonja jote e zemrës?

Jo. Ajo deri tani nuk ka qenë ende tek unë në shtëpi dhe as unë tek ajo. Megjithatë, ne jemi takuar tashmë disa herë bashkë. Rregulli është që ne duhet të presim deri më 16.12 dhe pastaj bota për ne të dy do të duket “e re”.

 

Si zviceran/kosovar kam përparësi

Unë ndihem shumë mirë! E bukura këtu është se unë si gjysmë zviceran/kosovar i drejtohem një komuniteti të madh. Reagimet kanë qenë deri tash gjithnjë shumë të mira, edhe pse në fillim kishte disa paragjykime.

 

Gruaja e ëndrrave

Për mua ka rëndësi që gruaja e ëndrrave të mia të jetë në harmoni me veten e saj. Unë e dua një grua të kënaqur, me një zemër të madhe. Në përditshmëri për mua ka rëndësi që ne të mbështesim njëri-tjetrin. Veç kësaj, unë dua që partnerja ime të marrë herë pas here iniciativën

 

Fotot: ©3Plus_BA8