Bota

Austriakët nuk i dëshirojnë myslimanët si fqinjë!

28 për qind e austriakëve që i përkasin një besimi tjetër nuk dëshirojnë të kenë fqinjë myslimanë

Në Austri ka shumë ndasi në mes myslimanëve dhe pjesës tjetër të qytetarëve. Përçarjet janë më të mëdha se në shtetet tjera, si për shembull në Gjermani, Francë, Zvicër apo Britaninë e Madhe.

Në Austri llogaritet të ketë rreth 700 mijë myslimanë dhe në aspektin ligjor kanë të drejta të barabarta, pasi që kjo bashkësi fetare ligjërisht është në të njëjtin nivel me kishën e krishtere.

Por, përçarjet mes myslimanëve dhe pjesës tjetër të banorëve janë shumë më të thella në jetën e përditshme, dëshmoi hulumtimi i bërë nga fondacioni “Bertellsman”, shkruan “RTV 21”.

28 për qind e austriakëve që i përkasin një besimi tjetër nuk dëshirojnë të kenë fqinjë myslimanë, përcjell albinfo.ch.

Në shtetet tjera, të përfshira në hulumtim, përqindja sillet prej 14 deri në 19 për qind. Vetëm një e treta e myslimanëve të anketuar deklaruan se gjatë 12 muajve të kaluar nuk janë përballur me diskriminim.

Në Gjermani dhe Zvicër përqindja e atyre që theksuan se nuk janë diskriminuar është dyfish më e lartë.