Lajme

Austria heq pothaujse të gjitha masat e Covid -19, por jo edhe Vjena

Austriakëve u kthehet sërish liria. Përkundër rritjes së numrit të madh të infeksioneve dhe rasteve të vdekjes nga Covid -19, që nga sot (e shtunë) vendi është zhbllokuar. Pothuajse ka hequr gjitha masat. Por, kështu nuk ka vendosur edhe kryeqyteti austriak, Vjena. Albinfo.at sjell detaje

Vjena mbetet me rregulla strikte

Prej 16 shkurt, qeveria austriake ka njoftuar se nga data 5 mars do të largohen masat. Më lirimin e këtyre masave, hiqet ora policore, rikthehet gastronomia e natës dhe thuajse askund nuk do të kërkohet rregulli 3G, me përjashtim në shtëpi të pleqve dhe spitale, ku përveç punonjëseve, kërkohet edhe nga vizitorët.

Kërkesa për bartjen e maskës FFP2 hiqet po ashtu, përveç në transportin publik, taksi, dyqane ushqimore, barnatore dhe në sektorin e shëndetësisë.

 

Largohet ora policore dhe rregulli 3G

Deri tash gastronomia e natës në Austri është dashur të mbyllet në mesnatë. Nga e shtuna, lokalet do të janë të hapura sipas rregullorës normale, me të cilën kanë punuar edhe para kohës së pandemisë.

Edhe aktivitetet kulturore mund të punojnë njëjtë. Hyrja në këto aktivitete u lejohet edhe personave të pavaksinuar.

Por kujdes! Në Vejnë do të vazhdohet të zbatohet vetëm rregulli 2G. Për aktivitete të cilat presin numër më të madh se 50 persona, kërkohet të marrin një leje nga komuna.

 

Hapen klubet dhe diskotekat

Me largimin e orës policore, klubet dhe diskotekat i rikthen punës edhe pas orës 24:00.

Vetëm në Vjenë, kryebashkiaku Michael Ludwig vazhdon t’iu përmbahet shumicës së rregullave. Në Vjenë, në klube dhe diskoteka mund të festoni deri në gjashtë të mëngjesit, por vetëm nëse zbatoni rregullin 2G.

 

Detyrimi i maskës

Bartja e maskës nuk do të jetë e detyrueshme në shumë vende, përveç në ato vende jetike për shëndetin e qytetarëve. Këtu bëjnë pjesë: dyqanet ushqimore, barnatorët, transporti publik, bankat, dyqanet e kafshëve etj.

Po ashtu kërkesa për bartjen e maskës FFP2 është obligative edhe në spitale dhe shtëpitë e pleqve. Por, në Vjenë maska mbetet e obligueshme edhe në vendet e shitjes më pakicë, shkruan albinfo.at.

 

Rregulli në punë

Rregulli 3G dhe detyrimi për të mbajtur maskë nuk kërkohet as në vendin e punës. Sipas rregullores, punëdhënësi nuk ka më të drejtë të urdhërojë punëtorët masa më të rrepta. Shumica e punonjëseve do të rikthehen në vendin e tyre të punës dhe nuk do të punojnë nga shtëpia (Home Office).

 

Vaksinimi i detyrueshëm

Kërkesa për vaksinim të detyrueshëm është një temë debati prej muajsh. Siç duket, kjo kërkesë e miratuar nga shteti austriak, do të pezullohet apo anulohet. Është ende e paqartë nëse do të këtë gjoba për të pavaksinuarit nga data 15 mars.  Një komision për vaksinim të detyrueshëm me datën 8 mars do të paraqes një raport ku do të bëhet e ditur edhe ky vendim.

Ndryshe, presioni i vazhdueshëm për lirimin e masave, e në anën tjetër kritika për veprim të nxituar, ndërsa nga personat e pavaksinuar kërcnime edhe me jetë ndaj ministrit të Shëndetësisë, quan që ministri Wolfgang Mückstein dy ditë më parë të japë dorëheqje.

 

Dy ditë para lirimit të masave, ministri Shëndetësisë jep dorëheqje

Me vendimin për lirimin e masave nuk është pajtuar as kryebashiaku i Vjenës, Michael Ludwig:

“Është absolutisht e pakuptueshme të bëhet hapja e masave, në këtë kohë kur ka prapë rritje të vazhdueshme të infeksioneve. Do të duhej pritur edhe pak. Lirimi i masave bëhet kur numri i infeksioneve zvogëlohet.

Në qytetin e Vjenës do të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm në të ardhmen, ashtu siç rekomandohet nga ekspertët. Por masat mbrojtëse në gjithë Austrinë do të kishin edhe më shumë kuptim”, ka thënë ai, përcjell albinfo.at.