Lajme
Austri, pakënaqësi të shumta lidhur me takimin Michael Ludwig dhe Tajip Erdogan
Kritika për kryebashkiakun e Vjenës pas takimit me presidentin turk Erdogan
Të Gjelbrit në Vjenë kanë shprehur kritika që kur kryetari i Bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig, u takua me Presidentin turk, Tajip Erdogan, në Stamboll, për të folur për luftën në Ukrainë, efektet e pandemisë në turizëm dhe marrëdhëniet midis Austrisë dhe Turqisë, njofton albinfo.at.
Politikania e gjelbër, Judith Pühringer, shkroi në Twitter se vizita ishte një “fyerje e plotë për të gjithë ata që vuajnë dhe janë të persekutuar nën hakmarrjet e tij [Erdoğan].
Megjithatë, kryebashkiaku Ludwig shkroi në Twitter se “përpjekjet turke për paqen në Ukrainë janë të rëndësishme”.
Në muajt e fundit, Austria dhe Turqia kanë bërë përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet. Një takim mes kancelarit Karl Nehammer (ÖVP) dhe Erdogan në margjinat e samitit të NATO-s në Madrid është planifikuar për në fund të qershorit, shkruan gazeta Der Standard.
Nehammer e ka telefonuar Erdoganin disa herë gjatë javëve të fundit për ta informuar mbi bisedimet e tij me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara