Lajme

Austri: Ndërpret dhënien e vaksinave për shkak të kërcënimeve me vdekje

Shumë austriak janë kundër vaksinimit

Një mjeke e përgjithshme në Austrinë e Epërme po e mbyll përkohësisht ordinancën e saj, pasi ka marrë kërcënime me vdekje në internet nga lëvizja kundër vaksinimit për më shumë se shtatë muaj, njofton albinfo.at.

Pavarësisht mbrojtjes së policisë dhe shpenzimit të rreth 100,000 eurove për masat e sigurisë, ajo tha se nuk ishte më e mundur të vazhdonte e sigurt punën e saj.

Faqja e saj në internet shpjegon se masat e sigurisë po kushtojnë më shumë se sa fitimi nga praktika e saj.