Kosova
Asnjë aplikacion për koalicione në KQZ për zgjedhjet e 9 shkurtit
30 gushti është afati i fundit
Ndonëse 30 gushti është afati i fundit për aplikim për subjektet politike që dëshirojnë të garojnë si koalicione në zgjedhjet e 9 shkurtit, por deri më sot asnjë aplikacion nuk është dorëzuar në Komisionin Qendrore të Zgjedhjeve (KQZ).
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tregon se në momentin që koalicioni formohet, asnjë parti nuk mund të tërhiqet ose të bashkohet me një koalicion tjetër.
Sipas tij, subjektet politike që planifikojnë të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025 duhet të deklarojnë koalicionet e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deri më 30 gusht.
“Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, partitë politike që janë të regjistruara në KQZ dhe që dëshirojnë të garojnë përmes koalicionit duhet të njoftojnë KQZ-në deri më 30 gusht”, ka thënë Elezi.
Ai ka theksuar se pas këtij afati, partitë që nuk kanë bërë deklaratën për koalicion do të jenë të detyruara të garojnë si subjekte të veçanta në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Elezi ka sqaruar se koalicioni duhet të përbëhet nga të paktën dy parti politike dhe, pasi të jetë certifikuar, asnjë parti nuk mund të tërhiqet nga koalicioni.
“Në momentin që koalicioni formohet, asnjë parti nuk mund të tërhiqet ose të bashkohet me një koalicion tjetër”.
Gjithashtu, një parti që është pjesë e një koalicioni të certifikuar nuk mund të garojë si parti e veçantë”, ka theksuar Elezi në një intervistë për Front Online.
Deri më tani Elezi tha se KQZ nuk ka pranuar ndonjë njoftim për koalicione nga partitë politike.
Haliti: Nëse partitë që janë në opozitë duan ta rrëzojnë Kurtin, duhet të bashkohen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka deklaruar se përpjekjet e partive opozitare për të rrëzuar Qeverinë Kurti nuk janë të mjaftueshme për të realizuar këtë objektiv.
Në një deklaratë për Front Online, Haliti shprehu dyshimet e tij në lidhje me mundësinë e krijimit të një fronti të përbashkët opozitar, duke theksuar se deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete për një bashkëpunim të tillë.
Sipas Halitit, nëse opozita dëshiron të jetë efektive në objektivat e saj, do të duhej të bashkohej dhe të formonte një plan të unifikuar për të sfiduar qeverisjen aktuale.
“Individualisht mendoj që deklarimet e partive në opozitë janë që të gjitha që duan ta rrëzojnë qeverinë Kurti, atëherë do të duhej të bëheshin bashkë, të krijonin front të përbashkët. Unë nuk e shoh këtë mundësi nga deklaratat e bëra dhe nuk kam dëgjuar që ka ndonjë paramarrëveshje ose marrëveshje për të bërë koalicion, prandaj mendoj se këto të tri parti do të garojnë vetëm”, ka thënë ai.
Dreshaj: Ne garojmë bashkë me NISMA, E30 dhe partinë tradicionale
Për formimin e një koalicioni të mundshëm ka folur Shemsedin Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i cili është shprehur se AAK-ja do të garojë me NISMA, E30, dhe partinë tradicionale, duke përjashtuar kështu mundësinë e garës si subjekte të veçanta.
“Ne garojmë bashkë me NISMA, E30 dhe partinë tradicionale”, tha Dreshaj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim