Futboll

Asllani kërkon largimin nga Interi

Kristjan Asllani është transferuar me shumë bujë te Interi gjatë afatit kalimtar të verës.

Por aventura te gjiganti italian nuk ka shkuar ashtu siç ka pritur shqiptari, pasi nuk ka pasur hapësirat e duhura.

20-vjeçari ka luajtur në vetëm tetë ndeshje mes Ligës së Kampionëve dhe Serie A, ku në total ka vetëm 180 minuta.

Duke marrë parasysh se nuk po ka hapësirat e duhura, Asllani dëshiron të largohet nga Interi.