Shkurt.ch

Ashpërsohet konflikti për kontratën kolektive

Shoqata e punëdhënësve dhe sindikatat i hedhin fajin njëra tjetrës për bllokimin e marrëveshjes

Ashpërsohet konflikti në lëmin e ndërtimtarisë lidhur me kontratën e re kolektive të punës në këtë fushë. Shoqata e punëdhënësve në ndërtimtari dhe sindikatat i hedhin fajin njëra tjetrës për bllokimin e marrëveshjes.

Sindikatat Unia dhe Syna fajësojnë punëdhënësit e tyre se nuk po i mbrojnë punëtorët e ndërtimtarisë nga dumpingu i pagave, shkruan drs.ch.

Ato po ashtu kërkojnë detyrimin e paqes absolute, edhe në gjendjen e pa kontratë. Kjo, ndërkaq, është pika vendimtare për çfarë shoqata e punëdhënësve të ndërtimtarisë nuk dëshiron të negociojüe më me sindikatat.

Veç kësaj, sipas shoqatës në fjalë, sindikatat kanë kundërshtuar që të zgjasin veprimin e kontratës aktuale kolektive deri në fund të vitit 2012.