Tematike
Arrestohen 12 persona: Kanë ngarë makinat deri në 287 km në orë
Ata kishin zhvilluar gara ilegale me makina në kohë të ndryshme të ditës dhe natës në pjesë të ndryshme rrugore në kantonet përkatës
Policia e Kantonit të Cyrihut dhe Prokuroria Publike e Cyrihut i kanë dhënë një goditje të ashtuquajturës “skenë të raserëve”. Në këtë aksion janë arrestuar 12 persona, raporton Agjencia e Lajmeve SDA.
Autoritetet e përmendura kanë kryer kontrolle shtëpish më 20 dhe 27 prill në kuadrin e një aksioni të koordinuar në vende të ndryshme në kantonin e Cyrihut.
Pas një aksioni në po këtë skenë, të kryer në fillim të vitit 2019, policia e kantonit të Cyrihut ka vazhduar hetimet e mëtejshme që kanë çuar në arrestimet aktuale.
Me këtë rast, në kaudrin e aksionit në fjalë, ajo ka kapur një numër automjetesh dhe ka arrestuar dymbëdhjetë persona nga Zvicra, Italia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, transmeton albinfo.ch. Siç thuhet në një komunikatë shtypi, bëhet fjalë për njëmbëdhjetë burra dhe një grua, të moshave midis 24 dhe 40 vjeç.
Të arrestuarit akuzohen për lëvizje me shpejësi deri në 287 km në orë në autostrada dhe pothuajse 200 km në orë jashtë qytetit, si dhe gara të ndryshme ilegale në rrugë publike me makina të fuqishme, ndonjëherë të akorduara.
Zyra e prokurorit publik ka hapur procedura penale kundër dymbëdhjetë personave për vepra të ndryshme të ngasjes së shpejtë të makinave. Në rastin e katër të dyshuarve, gjykata e masave të detyrueshme ka urdhëruar paraburgim, me kërkesë të prokurorit publik.
Historiku dhe rrjedha e saktë e veprave të përmendura penale janë objekt i hetimeve të mëtejshme të përbashkëta nga policia kantonale dhe zyra e prokurorit publik. Prezumimi i pafajësisë vlen për të gjithë të dyshuarit derisa të arrihet një gjykim përfundimtar.
Goditja kundër “skenës së raserëve”, në vitin 2019
Në janar të vitit 2019, policitë kantonale të kantoneve: St. Gallen, Thurgau dhe Cyrih pati kryer një operacion të përbashkët me zyrat e prokurorit publik, transmeton albinfo.ch. Me atë rast ajo, në kantonet e përmendura, në vende të ndryshme, kishte arrestuar 21 burra dhe kishte konfiskuar automjete.
Prokurori publik i Cyrihut pati nisur procedime penale kundër gjashtë personave, zyra e prokurorit publik e Kantonit Thurgau kundër tetë dhe zyra e prokurorit publik e Kantonit St. Gallen, kundër shtatë personave për shkelje të rëndë të rregullave të trafikut, bashkëpunim dhe vepra të tjera.
Hetimet e mëparshme kishin treguar se ata kishin zhvilluar gara ilegale me makina në kohë të ndryshme të ditës dhe natës në pjesë të ndryshme rrugore në kantonet përkatëse. Hulumtimi i gjerë përfundimisht ka çuar tek të dyshuarit.
Sipas një raporti, 17 persona ishin arrestuar atëbotë në kantonin St. Gallen, dy persona në kantonin Thurgau dhe dy tjerë në kantonin e Cyrihut. Më tutje, kontrollet në shtëpitë e tyre kishin rezultuar me sekuestrimin e tre automjeteve.
Të akuzuarit janë, shtetas malazezë, maqedonas, kosovarë, serbë dhe zviceranë, të moshave mes 21 dhe 38 vjeç që jetojnë në tre kantone.
Ata akuzohen për vepra të shumëfishta dhe serioze kundër Ligjit të Trafikut Rrugor (në disa raste edhe për veprën e ndaluar të ngasjes së shpejtë të makinës), përcjell albinfo.ch. Pas marrjes në pyetje nga policia, ata i janë dorëzuar zyrave të prokurorit publik përgjegjës, të cilët do të shqyrtojnë masat e mëtejshme.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor