Futboll

Argjentina në festë, tifozët ‘pushtojnë’ rrugët

Suksesi në fitoren e Kupës së Botës ka ‘pushtuar’ rrugët e Argjentinës ku tifozët e kësaj kombëtareje tash e sa ditë janë në festë.

Njerëz nga të gjithë qytetet, që në mëngjes kanë udhëtuar drejt Buenos Aires për t’u bërë pjesë e festës.

Ata kanë qenë që në orët e para në sheshin e obeliskut të famshëm ku do të ndalet në fund autobusi i kampionëve të Botës, duke zënë vendet ndërsa pak nga pak është mbushur çdo rrugë që të çon në shesh. Një situatë që për çështje sigurie ka detyruar policinë t’u heqë njerëzve valët e celularëve në këtë zonë të qytetit.

Kështu, janë bllokuar rrugë, apo edhe autostrada të tëra nga njerëzit në këmbë, me policinë që konfirmon se në rrugët e Buenos Aires tashmë është kaluar shifra e 5 milionë njerëzve që kanë dalë të përshëndetin Messi & Co, për një festë që padyshim do të jetë e paharrueshme.

VIDEO: