Futboll

Ardon Jasharin e kërkojnë gjashtë skuadra

Ardon Jashari ka qenë padyshim befasia më e këndshme në listën e futbollistëve të ftuar nga Murat Yakin për Kampionatin Botëror te Zvicra.

Mesfushori i talentuar shqiptar ka pasur një vit të jashtëzakonshëm, ku bëri debutimin me ekipin e parë të Luzernit, pastaj mori edhe ftesën për Katar 2022.

Por ka shumë mundësi që ai mos të luaj më për Luzernin, ku është kapiten i këtij klubi pasi ofertat në drejtim të klubit zviceran për shqiptarin ka me bollëk.

20-vjeçari ka zhvilluar 15 ndeshje në Superligën e Zvicrës ku ka bërë edhe katër asistime.

Megjithatë mediat zvicerane kanë raportuar se janë plot gjashtë skuadra që duan transferimin e shqiptarit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lideri aktual i Ligës Premier, Arsenal është në krye të listës, derisa në Angli reprezentuesi zviceran pëlqehet edhe nga Leicester City.

Interesim për talentin me prejardhje nga Kumanova ka shprehur edhe lideri aktual i Serie A, Napoli.