Futboll
Ardon Jashari do t’i bashkohet këtij klubit të Bundesligës
Referuar informacioneve të fundit, nga “Sport Bild”, ky lojtar ka tërhequr vëmendjen e klubit gjerman të Bundesligës, Freiburg, përcjell albinfo.ch.
Pasi është shfaqur si një nga talentet më të spikatur në futbollin zviceran, duket se Jashari tani është gati të hedhë hapat e ardhshëm drejt një sfide më të madhe.
Interesimi i Freiburgut për mesfushorin e ri nuk është rastësor. Klubi që aktualisht ndodhet në pozita të larta në klasifikimin e Bundesligës, ka bërë të ditur ambiciet e tyre për të forcuar skuadrën me lojtarë të rinj dhe me potencial të lartë. “Sport Bild” raporton se një lëvizje e mundshme mund të ndodhë që në merkaton e transferimeve të janarit.
Jashari, i cili aktualisht ka një kontratë me Luzernin deri në qershor të vitit 2026, ka treguar formë të shkëlqyer në sezonin aktual. Gjatë performancave të tij të fundit, Jashari ka arritur të lë shenjë, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë dy asistime në të gjitha garat.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Vjenë
Një jetë kushtuar violinës Valbona Naku, violiniste profesioniste me famë botërore...
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor