Lajme
Ardhja e diasporës rrit qarkullimin e parasë në Kosovë
Niveli i qarkullimit të parasë nëpër biznese është rritur gjatë dhjetorit.
Kjo, sipas Odës Ekonomike të Kosovës, është si rezultat i ardhjes së diasporës dhe tërheqjes së mjeteve nga Trusti.
“Kjo ka krijuar një optimizëm të madh te bizneset e vendit për një përmbyllje sado pak pozitive të këtij viti jashtëzakonisht të vështirë, një përmbyllje që u siguron bizneseve mbijetesë”, ka thënë kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi.
Rukiqi, në një konferencë për media të shtunën, ka thënë se krahasuar me vitin 2019, këtë vit qarkullimi i parasë ka rënë për 1.2 miliard euro.
Sipas tij, krizat politike mund të ndikojnë në thellimin e krizës dhe shtyrjen e rimëkëmbjes ekonomike.
Për këtë, Rukiqi, ka kërkuar miratimin e buxhetit para mbajtjes së zgjedhjeve.
“Nëse nuk ndodh kjo, jo që nuk mund të flasim për rimëkëmbje, por do të jetë skenari më i dëmshëm për vendin që nga paslufta përshkak se nuk ka asnjë hapësirë ligjore dhe instrument financiar që do të mund ta mbajë funksional vendin dhe ta mbajë ekonominë në lëvizjes”, ka deklaruar ai.
Rukiqi theksoi se Kosova ka shënuar rritje të eksportit këtë viti, rritje kjo që sipas tij, nuk ka qenë ndonjëherë./koha
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor