Futboll
Arbitri shqiptar që u përzgjodh nga UEFA për të gjykuar në Conference League
Federata Europiane e Futbollit i beson trupës së gjyqtarëve nga Shqipëria ndeshjen e Conference League mes “Hamrun” dhe “Ferencvarosh” në stadiumin “Ta’Qali”.
Sipas vendimit të marrë nga UEFA ndeshja që do të luhet sot në orën 19:30 në Maltë, e vlefshme për turin e tretë të Conference League, do të gjykohet nga Eldorian Hamiti.
Lezhjani do jetë “bilbili” kryesor. Ndihmësa të tij do jenë Rejdi Avdo dhe Rejdi Zaimi. Arbitër i katërt do jetë Andi Koçi, transmeton atsh përcjell albinfo.ch. Kjo është ndeshja e dytë që Hamiti gjykon në Conference League. Më herët dhe gjyqtari tjetër Juxhin Xhaja me një tjetër trupë shqiptare ishte në detyrë një javë më parë.
Një lajm i mirë për arbitrat shqiptarë, që kanë nisur të zënë hapësirën e tyre dhe në futbollin europian. Ky është viti i parë kur “bilbilat” shqiptarë arbitrojnë në Europë, ndërsa pritet të shihet nëse një impenjim të tillë do ta kenë edhe në fazën e grupeve.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor