Shkurt.ch
Arbeni takon therësin e tij në spital
Therësi i tij, Navid*, një i ri nga Afganistani, po punonte si infermier në spitalin ku Arbeni po kurohej
Arbenit* i është dashur të përballonte një tronditje të thellë kur, i shtruar në spital nga plagët e therjes me thikë, është ballafaquar me personin që ia ka shkaktuar këto plagë. Therësi i tij, Navid*, një i ri nga Afganistani, po punonte në atë spital si infermier! I frikësuar se ai sërish mund ta sulmojë, Arbeni ik nga spitali, ende pa iu shëruar pesë plagët që i kishte nga thika e infermierit.
Ngjarja kishte filluar mbrëmjen e të shtunës në diskotekën Hollywood Bar në Frauenfeld, shkruan 20 Minuten. Sipas versionit të Arbenit, në mes tij dhe afganistanezi Navid lind një zënkë që shkallëzon në rrahje fizike. Arbeni e rrah fort Navidin. Por, rrugës për tu kthyer në shtëpi, pakistanezi i kishte zënë atij pritën dhe e kishte goditur pesë herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Por tronditja më e madhe për Arbenin vjen më vonë. Kur e sheh sulmuesin e tij në spitalin ku ai duhej të kurohej. “Si ka mundësi që një spital të punësojë një therës?”, pyet Arbeni. Ndërkaq drejtori i spitalit nuk ka dashur të komentonte më shumë. Ajo që dihet është se edhe Navidi është shtruar në spital, pas rrahjes. Po kështu, ai konsiderohet si djalë shembullor, i integruar mirë në Zvicër, ku kishte gjetur strehim pas ikjes nga talibanët.
Megjithatë, Arbeni nuk mundet të kuptojë: “Ai është një kriminel dhe duhet të burgoset”. Ndërkohë prokuroria është duke u marrë me rastin.
*(Emrat janë ndryshuar)
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës