Shkurt.ch

Antisemitizmi në rritje

Vetëm në Zvicrën perëndimore (frankofone) janë regjistruar 130 sulme me motive antisemite

Kryqet e thyera në portat e sinagogave dhe gurë të rrënuar të varrezave hebrenjve. Këto janë pamje të shpeshta që kanë përcjellë edhe vitin 2011 në Zvicër dhe kjo tregon për një rritje të antisemitizmit.

Në Gjenevë, në muajin dhjetor është rrahur një besimtar ekstrem hebrenj. Përgjithësisht në Zvicrën perëndimore (frankofone) janë regjistruar 130 sulme me motive antisemite.

Ndërkaq në Zvicrën gjermane, sipas Federatës së shoqatave izraelite të Zvicrës (SIG) janë shënuar 112 sulme. Në 76 prej tyre bëhet fjalë për sulme në internet.

Rasti më i rëndë ka ndodhur në Cyrih, ku persona të panjohur kanë gjuajtur gurë çeliku me një armë të ngjashme me hobetë në një shkollë hebrenje. Me këtë rast nuk ka pasur të lënduar.