Integrimi
Ankesa e një qytetari bllokon kërkesën e imamit Bekim Alimi për pasaportë zvicerane
Këshilli për natyralizim i qytetit Wil kërkesën e Bekim Alimit për natyralizim ia ka kaluar parlamentit (asamblesë) së qytetit, shkruan tagblatt.ch. Ky vendim u bë i nevojshëm pasi që një person privat kishte ushtruar ankesë kundër vendimit pozitiv të këshillit për natyralizim, thuhet në njoftimin e bërë publik sot nga autoritetet e Wilit
Kërkesën për të marrë pasaportën zvicerane, për vete, bashkëshorten dhe dy fëmijët, imami i njohur Bekim Alimi e kishte bërë më 2 qershor 2015, në sekretariatin e Këshillit për Natyralizim. Këshilli në fjalë ia kishte miratuar kërkesën gjithë familjes sa i takon natyralizimit në nivel të komunës dhe vendbanimit. Por kundër këtij miratimi, më 11 korrik 2016 ishte ushtruar një ankesë, transmeton albinfo.ch. Personi që kishte bërë ankesën kishte shkruar se natyralizimi i Alimit pa u bërë sqarimi i plotë i profilit të tij përbënte rrezik për sigurinë, duke pasur parasysh postin e tij dhe rolin që luan ai si personalitet me ndikim.
Pasi që ankesa e prekte vetëm Alimin personalisht, kërkesa e gruas dhe fëmijëve qe përpunuar në mënyrë të veçantë, kështu që ata i kishin fituar pasaportat zvicerane më 22 gusht 2017.
Të kujtojmë: Imami i xhamisë së Wilit, Bekim Alimi është një personalitet i njohur për opinionin jo vetëm të qytetit Wil por edhe më gjerë. Ai kishte përfaqësuar myslimanët e Zvicrës në solemnitetin e hapjes së tunelit të Gotthardit në qershor të vitit 2016, shkruan albinfo.ch. Por në sfondin e kësaj pjesëmarrje, ndaj tij ishin drejtuar kritika të ndryshme. Kështu, deputeti kantonal i Tiçinos nga FDP, Fabio Schnellmann kishte akuzuar imamin se mbante kontakte me qarqe radikale.
Ai, në gazetën “Schweiz am Wochennde” kishte deklaruar se Bekim Alimi mban kontakt me persona të dyshimtë nga qarqe radikale salafiste. Atëbotë kishte dalë një video ku Alimi shihej pranë imamit të kontestuar kosovar Shefqet Krasniqi, i cili ishte burgosur si i dyshuar për ekstremizëm islamik. Schnellmann kishte thënë po ashtu se Alimi është në kontakt edhe me ISZR (Këshillin Qendror Islamik të Zvicrës), përcjell albinfo.ch. Këtë e dëshmonte me një fotografi ku imami shqiptar dukej afër kryetarit të ISZR, Nicholas Blancho.
Mirëpo, siç thuhet në mocionin e këshillit për natyralizim drejtuar parlamentit të qytetit, prononcimet e bëra nga Alimi, ashtu si dhe ato nga Policia Kantonale, nga NBD (Shërbinmi Informativ i Zvicrës) dhe Sekretariati Shtetëror për Migracion tregojnë se nuk ka baza që shtetasi i Maqedonisë të mos natyralizohet. Kështu, ky këshill kishte vendosur më 12 shator që Alimit t`i miratohej në nivel të komunës dhe vendbanimit kërkesa për natyralizim, pasi që nuk ekzistonin baza që do të arsyetonin hedhjen poshtë të natyralizimit.
Mirëpo ankuesi nuk ishte tërhequr. Për këtë arsye Parlanenti i Qytetit të Wilit duhet të vendosë lidhur me këtë mocion, ashtu që pjesëtarët e parlamentit do të deklarohen lidhur me kërkesën për natyralizim të Alimit dhe në fund parlamenti do të vendosë, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, Bekim Alimi konsiderohet si i moderuar. Ai ishte mbrojtur kundër akuzave të bëra. Fotografitë ku ai shihet me Krasniqin janë bërë vite më parë me rastin e një manifestimi në Kosovë ku ksihte pasur shumë imamë të pranishëm, transmeton albinfo.ch. “E kam takuar atë, është e vërtetë. Por kjo nuk do të thotë se unë jam radikal”, kishte thënë Alimi për “Schweiz am Wochenende”.
Fotografia me Nicholas Blanchon ishte bërë në të njëjtin aktivitet, në vitin 2011. Fakti se ai ndodhet në një fotografi të përbashkët me të, nuk do të thotë se ndan mendimet me të. Ai nuk ka kontakte me Blanchon.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës